Partia Liberale Serbe afrohet në Qeveri: Stankovic zëvendëson Ministrin e shkarkuar Rikalo

Nënkryetari i Partisë së Pavarur Liberale (SLS) dhe zëvendësministri i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Qeverinë e Kosovë, Boban Stankovic, pritet të emërohet Ministër si zëvendësim i Nenad Rikalos, i shkarkuar nga Qeveria Haradinaj sot.

Emrin e Boban stankovic, mund ta keni dëgjuar kur ai u arrestua nga shërbimi sekret serb në pikën kufitare në Merdare dhe u mbajtë për disa orë, për tu marrë në pyeteje nga autoritetet serbe.

Ndryshe ai është nga Graçanica dhe i takon Partisë Liberale Serbe (SLS) e cila ka kohë që është duke funksionuar ndaras nga Lista Serbe, që preferon si qendër të saj Veriun e Mitrovicës, transmeton Gazeta Metro.

Stankovic, deri tash ka shërbyer si zëvendësministër, ndërsa burime të Gazeta Metro, tregojnë se ai do të jetë zëvendësuesi i Nenad Rikalos, i shkarkuari, nga Qeveria e Kosovës, me kërkesë të Partisë Socaldemokrate (PSD) e cila e kishte vënë këtë kusht për ta viotuar buxhetin e vitit 2019.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme