Ministri Uran Ismaili nga Partia Demokratike Kosovës (PDK), propozoi rritjen e rrogave të stafit shëndetësor e posaçërisht mjekëve. Ky amandament u votua me shumicë nga Kuvendi.
Me shumicë votash të deputetëve, rrogat në sektorin e shëndetësisë janë rritur. Kjo ka gëzuar të gjithë sektorin profesioistë të shëndetësisë.
“U kry. Pagat më të larta në rajon për mjekët dhe infermierët tanë. Dekada e re për shëndetësinë tashmë ka nisur. I gëzofshi. Tani, e gjithë vëmendja te pacienti”, ka thënë Ministri i Shëndetësisë Uran Ismajli.
Përpos kësaj ai ka premtuar se edhe sigurimet shëndetësore do të jenë të gatshme gjatë vitit 2019. /Sakte.net