Në shpërthimin që ka ndodhur sot në Podgoricë, Mal të Zi, rreth orës 10: 40, një burrë është plagosur rëndë.
Siç i është thënë gazetës “vijesti” nga Emergjenca, i plagosuri është në rrezik për jetën.
Ka shpërthyer automobili “Toyota”, me regjistrim të Cetinës (CT-AP280), në rrugën Novak Miloshev afër Shkollës së Muzikës.
Dyshohet që në automobil të jetë vendosur bomba dhe nga forca e detonimit të saj, vozitësi ka rënë nga dritarja.
I plagosuri disa minuta ka qëndruar i shtrirë në rrugë dhe ka kërkuar ndihmën e të tubuarve. Disa veta shkuan për t’i ndihmuar, por hoqën dorë pasi dëgjuan të shtëna, siç u tha, nga plumbat në automobilin e djegur.