Dy serbë kapen në kufi nga policia, kontrabandonin mallra nga Serbia

Dy serbë janë kapur nga Policia kufitare e Kosovës derisa kanë dashur që të kalojnë kufirin duke kontrabanduar mallra nga Serbia, transmeton Gazeta Metro.

Në Koshuticë të Leposavicit janë kapur 2 shtetas të Serbisë, duke kaluar ilegalisht kufirin shtetëror me veturën e tyre.

Në veturën e tyre janë kapur duke kontrabanduar mall me vlerë rreth 700 euro.

Me vendim të prokurorit vetura dhe malli janë dërguar në terminalin doganor, ndërsa rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.

“Janë ndaluar dy të dyshuar meshkuj serbë, shtetas të Serbisë, pasi që të njëjtit duke kaluar ilegalisht kufirin shtetëror me veturë, kanë tentuar të kontrabandojnë mall me vlerë rreth 700 euro. Me vendim të prokurorit vetura me mall është dërguar në terminalin doganor ndërsa rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në komunikatën e policisë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme