Polici në Drenas shpërthen në lot, protestuesit e përqafojnë (Foto/Video)

Një moment emocionues ka ndodhur në Drenas, një polic është përlotur në shenjë pamundësie që të plotësonte kërkesën e protestuesve, që të ecte një hap përpara ose prapa.

Në orën 12 në Drenas ka nisur protesta për rastin e fundit që tronditi vendin, ai i abuzimit seksual të 16 vjeçares nga profesori e më pas edhe nga polici.

Një nga udhëheqësit e protestës, para Stacionit Policor në Drenas, ka thënë se protestë do të mbahet edhe kundër gjinekologut Fehmi Ahmeti.

“Pa licencë, pa asnjë kusht elemtnar pune, e mbi të gjitha, I ashtuquajturi gjinekolog guxoi të coptonte trupin e një të miture, prandaj, si për profesorin, e policing edhe nisoj edhe ky kriminel mantiblardhë e ka vendin në burg.  E keqja ka ndodhë, na jemi thellësisht të indinjumë, por kjo nuk do të thotë se shkollat, policia e spitalet janë për popullin e me popullin. Hapi më i mirë i juaj është të distancoheni prej kolegut tuaj kriminel, me ditë që jeni ndryshe, e me ditë që mundemi me u mbështetë te ju. Komandanti i Stacionit Policor, të kryejë një hetim për të gjithë stafin. Të merret me vetëdijësimin e stafit për barazi gjinore.”, ka thënë ai.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme