Kryeministri Zoran Zaev sonte do t`i vizitoje të lënduarit nga aksidenti i tmerrshëm që ndodhi në fshatin Laskarci ku jetën e humbën 13 persona, ndërsa u lënduan disa të tjerë, transmeton Almakos.
Ashtu si informuan tashmë, shtatë udhëtarë kanë vdekur në vendngjarje, ndërsa gjashtë kanë vdekur në spital. Të lënduarit që kanë vdekur në spital janë rianimuar, por pa sukses.