Ish kryeministri i Kosovës dhe kryetari aktual i Lidhjes Demokratike të Kosovës [LDK], Isa Mustafa ka bërë një tjetër status ku ka përsëritur qëndrimet e tij politike në lidhje me dialogun dhe temën e korrigjimit të kufijve.
Duket se ky reagim vjen pas drekës së raportuar që patën presidenti Thaçi me pretendentin për kryetar të LDK-së, z.Lutfi Haziri.
Mustafa ka thënë ndër tjerash se kufijtë e Kosovës janë të paprekshëm dhe se “Nëse dikuj i ka mbetur të bëj pazare me korrigjimin e kufijve, ai mund të korrigjojë vetëm mexhat e arave të veta.”
Ajo që vërehet nga reagimi i Mustafës është ngutia që e ka bërë të gabojë në shumë pjesë të shkrimit.
Ai qytetarëve të Kosovës iu ka dhënë cilësorin ‘të nderur’ në vend se ‘të nderuar’. “E nderë” është një gjë e rrafshët dhe e cekët sipas fjalorit. Më pas, Mustafa ka gabuar kur në vend të ‘ndaj’ e ka shkruar’ daj’. Gabime akademiku ka bërë edhe në pikësim.
Ky është statusi i tij në Facebook: