Janë identifikuar tashmë 14 udhëtarët që humbën jetën në tragjedin e mbrëmshme të autobusit që u rrokullis në autostradën Shkup-Tetovë, në afërsi të fshatit Laskarcë.
Gazeta KOHA raporton se pjesa më e madhe e vikkttimave janë të rinj, nën 30 vjeç, ndërsa bëhet fjalë për administratorë dhe studentë nga Gostivari dhe rrethina.
Rametulla Abdurraimi nga Debreshi, djalë i vetëm i familjes Abdurraimi; Valdete Hamiti, (1989), nga Debreshti i Gostivarit, nënë e dy fëmijëve të mitur.
Jovica Tërpevski, djali i deputetit Bllagojçe Tërpevski nga Gostivari; Besim Kamberi nga fshati Senakos i Gostivarit; Onur Sadiku, 19-vjeçar nga Gostivari.
Esat Emruli nga Gostivari; Ajdin Ismaili, 19 vjeç nga Gostivari; Besim Fetai nga Vrapçishta; Bejza Uzeiri nga Banjica e Poshtme;
Zoran Davidovski (1981), punonjës në Qytetin e Shkupit; Tërpana Janevska, pensioniste nga Gostivari; Boban Avramovski, student i FON-it; Dejan Ristevski, i punësuar në Bankën Popullore të Maqedonisë; Pavle Kostoski, nga Gostivari, i sapo diplomuar në Fakultetin Juridik në Shkup.