McAllister: Kosova mos të lejojë që të bëhet shumë vonë, ta heq taksën

Njeri ndër njerëzit më të besueshëm të kancelares gjermane Angela Merkel, eurodeputeti dhe raportuesi për Serbinë, David McAllister, ka folur për situatën në Ballkan, me theks të veçantë për lirinë e mediave në vendet e rajonit.

McCalister ka folur edhe për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, duke thënë se ai duhet të vazhdojë sa më parë.

Ai ka përmendur edhe taksën që Kosova ka vendosur ndaj mallrave serbe, duke thënë se Kosova nuk duhet të lejojë që të bëhet shumë vonë, por duhet ta heq taksën dhe të vazhdohet dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit, shkruan N1, transmeton Periskopi.

McCalister edhe ditë më parë ka thënë se ‘shpreson që Kosova do ta heq taksën në mënyrë që t’i hapet rrugë dialogut.

“Vendimi i Qeverisë së Kosovës për të aplikuar taksën 100 për qind për mallrat nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina është një shkelje e qartë e CEFTA-s dhe e marrëveshjes së Stabilizimit dhe Asocimit. Unë i bëj thirrje Qeverisë në Prishtinë që ta anulojnë këtë vendim në mënyrë që, shpresoj, që dialogu të vazhdojë”, ka thënë McAllister’.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme