Platforma për dialog nesër në Kuvend

Dy bashkëkryesuesit e dialogut, Fatmir Limaj dhe Shpend Ahmeti kanë dalë nga takimi, duke thënë se tashmë është finalizuar platforma e dialogut dhe ajo do të dorëzohet nesër në Kuvend. Ata thonë se kjo platformë nuk lejon diskutimin me Serbinë për territor.
Limaj pas takimit ka thënë se platforma e hartuar paraqet qëndrimin zyrtar dhe të vetmin që Republika e Kosovës e ka në raport me dialogun me Serbinë.

“Kjo platformë paraqet qëndrimin zyrtar dhe të vetmin të Republikës së Kosovës”, është shprehur Limaj.

Ndërsa kryetari i Partisë Socialdemokrate ka thënë se nesër në orën 10:00 do t’i dorëzohet kryeparlamentarit Kadri Veseli dhe 120 deputetëve.

“Nesër në orën 10:00 do ta dorëzojmë zyrtarisht platformën të Kryetari i Kuvendit. Ajo do të bëhet nesër publike”, është shprehur Ahmeti.

Ai thotë se platforma është analizuar në detaje dhe sipas Ahmetit, ajo ndalon të diskutohet për territorin.

“Fjali për fjali i kemi diskutu që disa ditë të jenë apo mos të jenë”, është shprehur kryetari i PSD’së.

“Platforma buron nga kushtetuta, dhe ajo garanton integritetin territorial”, ka shtuar ai.

Ahmeti sot është takuar me të gjithë krerët shtetërorë, për të folur rreth kësaj platforme

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme