Tetë Kandidatët që Synojnë Kreun e Drenasit

E premte, 11 Nentor 2016  –  Sakte.net  /

Deri në përfundim të ditës së enjte në Zyrën për Regjistrim të Partive Politike dhe Certifikim kanë aplikuar 5 kandidatë që përfaqësojnë partitë politike dhe 3 kandidatë të pavarur.

 Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bëri të ditur sot se afati për aplikim për certifikim të subjekteve politike për pjesëmarrje në Zgjedhjet e Jashtëzakonshme për Kryetar të Komunës së Drenasit (Gllogocit) ka përfunduar në kohën e paraparë dhe se deri në fund të këtij afati, tetë kandidatë kanë dorëzuar aplikacionet e tyre për kreun e kësaj komune.
  • Zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të Drenasit janë thirrur të mbahen 4 dhjetor për shkak të dorëheqjes së ish- kryetarit të komunës Nexhat Demaku të cilit iu vërtetua dënimi në një rast gjyqësor për krime të luftës.

Deri në përfundim të ditës së enjte në Zyrën për Regjistrim të Partive Politike dhe Certifikim kanë aplikuar 5 kandidatë që përfaqësojnë partitë politike dhe 3 kandidatë të pavarur.

KALLXO.com ka mësuar se në mesin e këtyre tetë kandidatëve janë: Isa Xhemajli (NISMA), Elmi Thaçi (AKR), Vehbi Berisha (Fjala), Ramiz Lladrovci (PDK) e Bedri Nika (LDK), ndërsa tre kandidatët e pavarur që kanë hyrë në këtë garë janë Naim Bazaj, Xhavit Drenori dhe Rrahim Elshani.  Vetëvendosje nuk ka dorëzuar asnjë kandidat për këtë garë.

Zyra për Regjistrim të Partive Politike dhe Certifikim në KQZ thotë se do të shqyrtojë të gjithë dokumentacionin e pranuar dhe brenda afatit të paraparë do të bëjë rekomandimin përkatës tek Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për secilin aplikim.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme