Kapen 10 kilogramë drogë, arrestohet shtetasi i Shqipërisë

E premte, 11 Nentor 2016  –  Sakte.net  /

Policia e Kosovës ka kapur 10 kilogramë marihuanë dhe ka arrestuar një shtetas të Shqipërisë.

Kapja e substancës narkotike është bërë nga Njësitet për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë të Prishtinës dhe Mitrovicës,pas informacioneve për një veturë të dyshuar që dyshohej se transportonte substanca narkotike.

“Njësitet policore kanë ndaluar veturën Range Rover dhe gjatë kontrollit kanë hasur në substancë narkotike, me ç’rast është arrestuar edhe i dyshuari i cili dyshohet të ketë kryer veprën penale ‘blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’”

Lidhur me rastin, me urdhër të prokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve, transmeton Klan Kosova.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme