Haliti: Thaçi ta udhëheqë dialogun por çështja e kufijve s’duhet prekur

Ashpërsimi i diskursit dhe përplasjet brenda koalicionit qeverisës, nuk e kanë zmbrapsur partnerin e Ramush Haradinajt në koalicion, PDK-në, që të kërkojë sërish pezullimin e taksës.

Nënkryetari i kësaj partie, Xhavit Haliti, thotë se nuk e kanë lutur dhe nuk e kanë ndërmend ta lusin kryeministrin Haradinaj për heqjen e taksës, po kjo sipas tij, duhet të ndodhë, raporton KTV.

Thekson se nëse vendimi për taksën do të dërgohej në Qeveri me nismën e PDK-së dhe do të votohej për heqjen e tij, atëherë kjo do të nënkuptonte rrëzimin e Haradinajt nga posti i kryeministrit.

Vazhdimin e dialogut me Serbinë, Haliti nuk e sheh të mundur pa tërheqjen e vendimit për taksën.

Ndërsa, vlerëson se ekipi negociator për dialogun është krijuar si ndihmesë për presidentin Hashim Thaçi për bisedimet që do t’i zhvillojë ai me homologun e tij serb.

Ai thotë se bisedimet duhet t’i udhëheq presidenti, por nuk pajtohet me idenë për ndryshim të kufijve.

Xhavit Haliti, që është edhe nënkryetar i Kuvendit të Kosovës, thotë se nuk e di se kujt iu referua kryeministri kur përdori shprehje ofenduese pas seancës solemne të 17 shkurtit.

Pos kësaj, reagime e nervozizëm, kryeministri kishte edhe kur kryeparlamentari Kad

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme