Nga sulmi në Marsejë, një i vrarë e disa të plagosur

Një person plagosi sot në mesditë me “armë të bardhë” dy kalimtarë në qendër të Marsejës, para se të vritej nga forcat e policisë me armë zjarri, njoftojnë burimet policore.

“Situata është duke u shqyrtuar nga seksioni kundërterrorizmit të prokurorisë së Parisit, në bashkëpunim me prokurorinë e Marsejës”, njoftoi prokuroria e Parisit, shkruan ATSH.

Agresori, i lindur në vitin 1983, nuk njihet nga shërbimet policore, sipas të njëjtave burime.

Kur forcat e policisë mbërritën në vendngjarje, agresori nxori një armë zjarri dhe policët më pas qëlluan drejt tij.

Agresori, i plagosur rëndë, vdiq disa çaste më pas.

Po ashtu, një persona i tretë u plagos në këmbë për shkak të rikoshetës së plumbave.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme