30 ditë paraburgim për 7 bashkëpunëtorët e Lavdrim Muhaxherit

E premte, 11 Nentor 2016  –  Sakte.net  /

Shtatë të arrestuarve mbi dyshime që lidhen për terrorizëm, Gjykata Themelore e Prishtinës, ua ka caktuar masën e paraburgimi prej 30 ditëve.

XH.T , M.SH , B.P , L.S, A.K, H.R, F.G dyshohen se të urdhëruar nga terroristi Lavdrim Muhaxheri, kishin planifikuar të kryenin një sulm terrorist në Kosovë.

Ky është njoftimi i plotë i Gjykatës Themelore të Prishtinës:

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda duke vendosur lidhur me kërkesat e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës të dt. 09.11.2016 dhe dt. 10.11.2016 për caktimin e paraburgimit kundër të pandehurve XH.T , M.SH , B.P , L.S, A.K, H.R, F.G , për shkak të dyshimit të bazuar se të njëjtit kanë kryer veprën penale Përgatitja e veprave terroriste ose veprave kundër Rendit Kushtetues dhe Sigurisë së Republikës së Kosovës nga neni 144 lidhur me nenin 31 të KPK, ka mbajtur seancën dëgjimore dhe me dt.11.11.2016 ka marr aktvendim që kundër shtatë të pandehurve të caktohet masa e PARABURGIMIT në kohëzgjatje prej një muaji.

Ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit i takojnë organizatës terroriste ISIS, në atë mënyrë që gjatë muajve Shtator- Tetor 2016 në bashkëkryerje edhe me shumë të pandehur të tjerë dhe sipas udhëzimeve të -ish udhëheqësit të shqiptarëve në Siri – Lavdim Muhaxheri, kanë përgatitur sulmet terroriste në territorin e Ballkanit, dhe atë së pari në Kosovë, për të sulmuar ndërkombëtarët dhe institucionet tjera të sigurisë, me qëllim që seriozisht të frikësojnë popullsinë, të destabilizojnë dhe të shkatërrojnë strukturat themelore, politike, kushtetuese, ekonomike dhe sociale të shteteve të ndryshme e pastaj në territorin e tyre të krijojnë Shtetin Islamik andaj duke marrë parasysh veprën penale për të cilën dyshohen , të njëjtit po të gjenden në liri mund të arratisen dhe mund të jenë të paarritshëm për organet e ndjekjes.

Meqenëse dyshohet se të gjithë të pandehurit kanë pasur kontakte me persona tjerë të Maqedonisë dhe Shqipërisë, të cilët mund të jenë të përfshirë në organizatën terroriste ISIS, ashtu që kjo rrethanë tregon rrezikun se të njëjtit mund të arratisen për tu larguar nga Kosova .

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme