Pahor Mogherinit: Zgjidhja e problemit Kosovë-Serbi të mos bazohet në parime etnike

Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, është takuar sot me përfaqësuesen e lartë të Brukselit, Federica Moherinin, ku kanë biseduar rreth vazhdimit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe marrëveshjes finale.
Pahor i ka thënë Mogherinit zgjidhja për Kosovën do të duhet të jetë origjinale dhe nuk duhet të bazohet në parime etnike, shkruan agjencia sllovene e lajmeve STA, transmeton Gazeta Express.

Ai ka thënë se i gjithë procesi duhet menaxhuar gjatë gjithë kohës, me respekt të ndërsjellë dhe kontroll të plotë nga komuniteti ndërkombëtar.

Aktualisht dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është bllokuar, pasi Vuçiq nuk pranon t’i rikthehet bisedimeve pa e hequr Kosova vendimin për taksë ndaj produkteve serbe.

Si ide për zgjidhjen finale të problemit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ishte promovuar korrigjimi i kufijve dhe shkëmbimi i territoreve ndërmjet dy shteteve, gjë që u kundërshtua nga vendet e rajonit, Gjermania e Franca.

Sipas tyre kufijtë ndërmjet dy shteteve nuk mund të bazohen në vija etnike./GazetaExpress/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme