Gjaku s’është ujë: 17 vjeçari nga Ferizaji paralajmëroi vrasjen në rrjete sociale |PAMJE

Kosova u trondit nga një vrasje që ndodhi në mes të qytetit të Ferizajt, ku një i ri 17’vjeçar e qëlloi me disa pluma 25’vjeçarin Mentor Aliu, i cili ndërroi jetë pak minuta më pas.


Vrasja dyshohet se ka ndodhur për shkak të një hakmarrje në mes të dy familjeve.

Dorasi, SH.R, madje, pak orë para se të kryente vrasjen kishte shkruar përmes rrjeteve sociale, duke publikuar fotografinë e vëllaut të tij me mbishkrimin “Gjaki o gjak s’është ujë, gjithmonë në kujtime tona”.

Duke u bazuar në burime mirë të informuara në prokurorinë e shtetit, vite më parë një familjar i viktimës e ka vrarë një familjar të të dyshuarit.

“Motivi është hakmarrje. Një familjar i viktimës e ka vrarë më herët një familjar të të dyshuarit. Gjithçka po hetohet nga prokuroria”, tha një burim i besueshëm për Gazetën Express.

Pas hetimeve fillestare, hetuesit policor kanë arrestuar të dyshuarin kryesor lidhur me këtë rast. Bëhet fjalë për SH.R., 17-vjeçar. Njëherit është gjetur dhe konfiskuar arma me të cilën dyshohet se është kryer vepra.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme