Ministria e Financave: Bizneseve do tu kthehen 18.3 milionë euro!

Ministria për Financa sot i kthen 1.26 miliardë denarë ose 18.3 milionë euro ekonomisë në bazë të faturava të lëshuara për pagesën e obligimeve shtetërore.

‘Në ankandin e djeshëm Ministria tërhoqi dy herë më pak të holla, ose 569,9 milion Euro ose 9.2 milion euro. Kjo do të thotë se neto huamarrja nëpërmjet bonove të thesarit, vetëm nëpërmjet këtij ankandi është reduktuar për 9 milionë euro.

Me këtë njoftim, Ministria zbaton dhe përmbush përkushtimin për të reduktuar tërheqjen e fondeve nga tregu vendas. Kjo strategji duhet të lë më shumë mjete likuidimi në ekonomi, e cila do të kontribuojë në rritjen e kreditimit të sektorit të korporatave dhe kështu ringjallet ekonomia.

Në dy muajt e fundit janë anuluar edhe tre ankande të parashikuara të tregut të qeverisë. Borxhi neto në lidhje me faturat po i afrohet zeros’, thuhet në komunikatën e MF-së./Aktuale.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme