Teuta Arifi inspekton rrugët

Kryetarja e Komunës së Tetovës znj.Teuta Arifi sot ka inspektuar punimet në rrugën “Kongresi i Manastirit”. Ajo në deklaratën për mediat ka theksuar që rruga “Kongresi i Manastirit” është në vazhdën e investimeve kapitale infrastrukturore të institucionit që ajo drejton.

Rruga “Kongresi i Manastirit” kap shifrën e 12 milion denararëve, dhe është e ndërtuar me të gjitha standardet bashkohore. Kjo rrugë posedon edhe projekt të ujrave atmosferik, projekt të ndriçimit publik.

Gjatësia e rrugës ështe 500 metra dhe 6 metra gjërësi. Asfaltimi i përgjithshëm është 3.000 metra katrorë, kurse paralelishtë zhvillohen punimet edhe në ndërtimin e rethores dhe skajorëve.

Arifi gjithashtu ka theksuar që kjo ështe vetëm një nga investimet e shumta që Komuna e Tetovës punon gjithëandej në qytet dhe në viset periferike të qytetit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme