Në disa qytete të Rusisë raportohet të ketë rënë dëborë me ngjyrë jeshile.
Banorët në Pervouralsk janë zgjuar të tronditur për të zbuluar se jashtë po binte një dëborë toksike me ngjyrë jeshile.
Ndërkohë vetëm disa ditë më parë, në disa zona të Rusisë ka rënë edhe dëborë me ngjyrë të zezë, edhe në këtë rast, si shkak i ndotjes ekstreme.
Dy rastet kanë bërë që me mijëra banorë të ngrihen në protesta kundër faktorëve që po shkaktojnë edhe ndryshimin e ngjyrës së borës.
Si pasojë e ajrit të ndotur, vendasit në Sibai janë detyruar që të mbajnë maska ndërsa ndotja raportohet të jetë shkaktuar nga një fabrikë e bakrit.
Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/lajme/e-cuditshme-ne-kete-vend-ka-rene-bore-jeshile-630071/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright