Pushteti i drejtësisë dhe Kosova, sprova për Serbinë në BE

Ministrja përgjegjëse për punë të Evropës në Qeverinë e Francës Nathalie Loiseau, ka thënë sot në Beograd se gjendja e tanishme e BE-së pamundëson anëtarësimet e reja, transmeton Gazeta Metro.

Loiseau sipas medieve serbe megjithatë ka shtuar se Serbia ka perspektivë evropiane, por ka shtuar se gjendja e tanishme brenda Unionit nuk mundëson anëtarësime të reja “në kushte të kënaqshme”.

“Franca mendon se Serbia ka perspektivë evropiane”, ka thënë në një intervistë për gazetën “Politika”, duke shtuar se Serbia, bashkë me Malin e Zi , është ndër vendet të cilat më së shumti kanë avancuart drejt BE-së, me hapjen e 16 nga 35 kapitujt.

“Por, meqë ne jemi miq tuaj, e kemi me borxh t’ua themi të vërtetën: gjendja e tanishme e Bashkimit evropian nuk mundëson anëtarësime të reja në kushte të kënaqshme si për BE-nsë, ashtu edhe për shtetet të cilat duan të anëtarësohen”, ka porositur ajo.

Në pyetjen se cila fushë paraqet sprovë për Beogradin në bisedimet për anëtarësim me Brukselin, ajo ka thënë se ka dy sprova – forcimi i pushtetit të drejtësisë dhe “domosdoshmëria e zgjidhjes së kontestit me Kosovën”.

“Nuk i nënçmojmë vështirësitë me të cilat përballet dialogu nga fundi i vitet 2018, si dhe tensionet që dalin prej tyre. Secili duhet të marrë oërgjegjësinë e vetë”, ka thënë ajo, duke shtuar se Franca fton Kosovën që të heqë taksën e vënë në mallin serb.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme