Vuçiqi: Kosovë,mos e nënçmo Serbinë

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiqi i ka porositur shqiptarët e Kosovës dhe përfaqësuesit e tyre që, siç ka thënë, të mos e nënçmojë Serbinë,sepse, ka shtuar, Serbia ka ditur gjithmonë ta ruajë fytyrën dhe popullin e vet, transmeton Koha.net.

Duke komentuar planet për ndryshimin e kufijve me Kosovën që u publikuan në disa medie gjermane, ai ka thënë se “ma e rrëmbyen gjysmën e Serbisë “.

„Nuk dua ta fyej askënd, as shqiptarët dhe as përfaqësuesit e tyre, por dua t’i porosis ata që të mos e nënçmojnë Serbinë. Fakti se në Serbi ka njerëz të qetë e stabilë, fakti se udhëheqja e saj insiston në paqe, nuk do të thotë se do t’iu lejojmë juve dhe këdo tjetër të na shkelni eta na poshtëroni“, citon “gazeta e Beogradit “blic” të ketë Vuçiq.

Ai ka shtuar se më e rëndësishmja është të ruhet paqja dhe siguria duke përsëritur se kjo nuk do të thotë që Serbia është e dobët siç e mendojnë disa.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme