Vuçiq kërkon nga BE që të ushtrojë më shumë presion ndaj Kosovës për heqjen e taksës

Presidenti i Kosovës, Aleksandar Vuçiq, edhe një herë e ka ripërsëritur qëndrimin e tij për dialogun me Kosovën.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ka ripërsëritur se pa heqjen e taksës për mallrat serbe nuk do të ketë dialog me Kosovës.

Siç shkruan “rts”, Vuçiq sot ka takuar ambasadorin e Italisë në Serbi, Carlo Lo Cascio, ku temë diskutimi ishte edhe dialogu Kosovë-Serbi.

Siç bën të ditur ky medium, Vuçiq citohet t’i ketë thënë ambasadorit italian Lo Cascio, se Bashkimi Evropian u tregua i paaftë për të ushtruar më shumë presion ndaj Kosovës për heqjen e taksës, transmeton më tutje lajmi.net.

Sipas Vuçiqit, Serbia do të vazhdojë dialogun me Kosovën vetëm kur të hiqet apo pezullohet taksa e vendosur ndaj mallrave serbe.

Po ashtu gjatë këtij takimi është folur edhe për mundësitë e bashkëpunimit në mes të Serbisë e Italisë në fusha të ndryshme. 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme