Arrestohet agjenti i BIA’s serbe, akuzohet për sulm ndaj Kosovës

Një agjent i Agjencisë së Inteligjencës serbe me akronimet BIA, është arrestuar në tendencë të destabilizimit të situatës në vend, dhe tashmë akuzohet, për sulm ndaj rendit kushtetues, shkruan Ballkani Info.

Pjesëtari i sigurimit shtetëror të Serbisë (BIA) është arrestuar në Gjilan. Bëhet fjalë për personin Srba Antic, pjesëtar i BIA’së i cili akuzohet për sulm kundër Rendit Kushtetues të Kosovës.

Burimet tona bëjnë të ditur se Anticit i është zënë edhe një revole, ndërsa është paraqitur rrejshëm si kryetar i Organizatës “Diabeti”.

“Antiqiti i është zënë revolja e mbulur me ilaçe, duke u munduar ta fshehë”

Antiqit në ditën e pavarësisë së Kosovës, 17 shkurt, i është caktuar masa e paraburgimit prej 1 muaji.

Arrestimin e tij dhe caktimin e paraburgimit prej 1 muaj, e ka konfirmuar edhe Gjykata Themelore në Gjilan.

“Mund të ju njoftojë se me datë 17.02.2019, gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda të Gjykatës Themelore në Gjilan ka nxjerrë aktvendim, duke i caktuar masën e paraburgimit prej një muaji të pandehurit, Srba Antiq”, thuhet në përgjigjen e Gjykatës Themelore në Gjilan.

Sipas kësaj Gjykate, i pandehuri dyshohet për kryerjen e tre veprave penale: sulm kundër rendit kushtetues neni 121 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK), mashtrimi nga neni 325 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së dhe kanosje nga neni 185 paragrafi 1 të KPRK-së.

Po ashtu Gjykata konfirmon se Antiq në vazhdimësi është paraqitur si përfaqësues i Organizatës “Diabeti”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme