Emërimi i Philip Reeker në krye të Zyrës për Europë dhe Eurazi në Departamentin Amerikan të Shtetit po vazhdon të zgjojë interesim në mediat e rajonit. Mediat greke të cilat e dhanë të parat lajmin për emërimin e tij në këtë post po vazhdojnë të shkruajnë për Reekerin, të cilin e përshkruanjnë si një njeri që kryen punë.
Reeker në postin e ri vjen nga EUCOM (Komanda Amerikane për Europë), me Seli në Shtutgart të Gjermanisë. Ai është i mishëruar me Kosovën për faktin se qysh në vitin 1999 ka qenë i angazhuar si zëdhënës i Chris Hill ish –ndërmjetësit amerikan në bisedimet Kosovë – Serbi, ndërsa gjatë vitit 2013 kur u arrit marrëveshja Kosovë –Serbi Reeker ishte në postin e Zëvendësndihmësit të sekretarit amerikan të Shtetit, Philip Reeker dhe ishte personalisht i angazhuar në proces.
Diplomati amerikan postin e ndihmësit të sekretarit të shtetit përgjegjës për Evropë e Euroazi do ta marrë nga muaji mars pas largimit të Ëess Mitchell.
Media greke shkruan se Reeker ndër të tjera shkruan se Reeker do të drejtojë procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë e Kosovës, procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE dhe konsolidimin e doktrinës së re gjeoekonomike të ShBA-vë në Lindjen e afërt e në Mesdheun lindor.
Crisismonitor.gr shkruan po ashtu se (54) vjecari përvec që njeh mirë Ballkanin është edhe diplomat që kryen punë.