“Koreja e Veriut pa armë bërthamore mund të jetë fuqi e madhe ekonomike”

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se nëse Koreja e Veriut do të braktisë armët e saj bërthamore, ajo mund të jetë një nga fuqitë më të mëdha ekonomike në botë. Trumpi ka shtuar se Koreja Veriore ka potencial të rritet më shpejt se ndonjë vend tjetër.

“Ne presim që të vazhdojmë progresin e arritur në samitin e parë në Singapor. Presidenti Kim, është ndoshta më i vetëdijshëm se pa armë bërthamore, vendi i tij mund të bëhet shpejt një nga fuqitë e mëdha ekonomike kudo në botë”, tha mes tjerash Trumpi, transmeton KTV.

Më 27-28 shkurt, Trumpi dhe Kim do të zhvillojnë një takim në Vietnam, ku për këtë, shkalla e sigurisë do të rritet në nivelin më të lartë.

Trumpi dhe Kimi për herë të parë u takuan më 12 qershor të 2018-s në samitin historik në Singapor dhe nënshkruan një marrëveshje gjithëpërfshirëse.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme