Afro 30 mijë raste të dyshimta me grip në Kosovë

Nga 1 tetori deri më sot tek Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike janë raportuar gjithsej 29 mijë e 938 raste të dyshimta me grip, prej të cilave 4 mijë e 719 raste me infeksion respiratori akut – ARI dhe 43 raste me infeksion të rëndë respirator akut – SARI.

Këto të dhëna u bënë të ditura të hënën në një konferencë për media të anëtarëve të Komitetit për përcjelljen e gripit në Kosovë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Drejtori i Institutit Kombëtar i Shëndetit Publik, Naser Ramadani, ka bërë të ditur se ky komitet ka shpallur gjendje epidemike në Kosovë, si pasojë e rasteve të shumta të gripit. Ai ka thënë se i janë drejtuar Ministrisë së Arsimit që t’i evidentojë rastet e mungesave të nxënësve nëpër shkolla në mënyrë që ta kenë më të lehtë të ndjekin procesin e këtij virusi.

“Gripi në tërë territorin e Kosovës është në nivel mesatar. E kemi shpallur si gjendje epidemike. Në mbledhjen e Komitetit u konstatua se kjo gjendje po vëzhgohet që nga një tetori”, është shprehur Ramadani.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme