Zyrtarët policorë nuk e njohin ministrin e tyre, e ndalin dy herë me veturë zyrtare

Policisë së Kosovës është duke iu druajtur edhe vetë ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa. Ai i ka pandehur për cenim sigurie disa pjesëtarë të këtij institucioni.

Brengën për këtë ia ka shprehur muajin e shkuar drejtorit të përgjithshëm të Policisë, Rashit Qalaj. E ka bërë këtë nëpërmjet një shkrese, shkruan sot “Koha Ditore”. Dhe shkak ka marrë nga një eksperiencë që e ka pasur në Ferizaj, tek po lëvizte me automjet zyrtar.

Ministri vozitet me një veturë “Audi Q7” të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Ajo ka targat “01-251-DS”. Natën e ndërrimit të moteve, kjo veturë ishte ndalur në dy raste nga patrulla e Policisë.

“Në rastin e parë, patrulla ka ndalur automjetin e lartcekur në momentin kur në të është gjendur vetëm vozitësi, i cili ishte nisur për të më marrë. Në rastin e dytë, pasi që tani në automjet gjendesha edhe unë, patrulla e policisë ka ndalur automjetin sërish dhe ka kërkuar nga përcjellësit e mi që të hapin dritaret, ndërkohë zyrtarët policorë bënin me dije se kishin njohuri paraprake që në automjet gjendesha unë”, thuhet në një shkresë që ministri Mustafa ia ka përcjellë drejtorit të përgjithshëm të Policisë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme