Kohët e fundit në Irlandë hajdutët nuk po kursejnë as mumiet.
Policia raportoi se është vandalizuar një dhomë e nëndheshme në një kishë në Dublin ku është vjedhur koka e një mumie 800-vjeçare.
Rasti që ndodhi në kishën Saint Michan u kuptua kur një udhërrëfyes ishte duke përgatitur që të hapte kishën për vizitorë, përcjell Kosova Press.
Kisha njoftoi se ishin dëmtuar disa mumie. Ata u shprehën të tronditur me atë çfarë kishte ndodhur, pasi ky është rast i përsëritur.
Kjo është hera e dytë që dhoma e nëndheshme vandalizohet, pasi e njëjta është sulmuar edhe në vitin 1996.