Senatorja Kamala Harris [Demokrate nga California] dhe njëherit kandidatja me më së shumti gjasa për të fituar nominimin për t’i dalë përballë Donald J.Trumpit më 2020, ka thënë që e mbështet dekriminalizimin e punëve seksuale, duke thënë se “ne nuk mund të kriminalizojmë sjelljen konsensuale për aq askush nuk lëndohet nga ajo”.
Në një intervistë për The Root, Harris u pyet nëse punët e seksit “duhej të dekriminalizoheshin,” megjithëse intervistuesi nuk kishte specifikuar se deri në cilin nivel.
“Po, duhet,” ishte përgjigjur Harris. “Mendoj se ne duhet të kuptojmë, megjithatë, se nuk është aq e thjeshtë… ka një ekosistem rreth saj, që përfshin krime të cilat i lëndojnë njerëzit tjerë. Dhe për ato arsye, nuk besoj që çdokush i cili e lëndon një qenie tjetër njerëzore apo përfiton nga eksploatimi i saj duhet… të jetë i lirë nga përndjekja për atë krim.”
Më tej ai shtoi: “Por nëse flet për të rritur që duan ta bëjnë atë, atëherë po, duhet ta marrim parasysh që nuk mund ta kriminalizojmë sjelljen konsensuale për aq sa askush nuk lëndohet prej saj,” shtoi ajo.