Prokuroria: Hetimet për gjetjen e vrasësit në Prishtinë, në drejtim të duhur

Prokurorja e rastit, Bukurie Gjonbalaj, i ka thënë Kohavisionit përmes telefonit se i dyshuari për vrasjen gjendet ende në arrati.

Ajo ka bërë të ditur se kanë identifikuar veturën e të dyshuarit dhe janë në kërkim të saj.

Ndërkaq, Prokuroria Themelore në Prishtinë, përmes një njoftimi dërguar mediave, ka dhënë detaje në lidhje me rastin.

Sipas Prokurorisë, viktima me inicialet A.J., është plagosur nga një person, derisa po qarkullonte me veturën e tij, mirëpo i njëjti nuk u ka mbijetuar plagëve të shkaktuara nga arma e zjarrit, me ç’rast ka ndërruar jetë.

Me të ndodhur rasti, njësitet policore kanë informuar prokurorin kujdestar, i cili ka dalë në vendin e ngjarjes. Sipas provave të para të siguruara nga vendi i ngjarjes, është identifikuar vetura dhe pronari i saj, nga e cila veturë është gjuajtur në drejtim të viktimës.

“Deri më tani nuk ka të ndaluar të dyshimtë. Hetimet janë duke u zhvilluar në drejtim të duhur të identifikimit të dyshuarve”, ka bërë me dije Prokuroria.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme