Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se serbët nga Kosova kanë kërkuar nga shteti i Serbisë t’i lejojë ata të largohen nga të gjitha institucionet e Kosovës dhe një vendim për këtë çështje do do të merret në muajin e ardhshëm.
Pas takimit me përfaqësuesit politikë të serbëve nga Kosova, ai tha se ai u kërkoi atyre që të mos marrin një vendim menjëherë, por ta bëjnë këtë më së voni brenda 45 ditëve, pas bisedimeve – të drejtpërdrejta ose telefonike – me të gjithë udhëheqësit evropianë dhe botërorë.