Një 50-vjeçar ka humbur jetën në ujërat e akullt të Drinit.
Përsoni në fjalë raportohet se është hedhur vetë nga ura e Bahçallekut për tu larë por ky version nuk është zyrtarizuar ende.
Sipas dyshimeve të para 50-vjeçari ka pësuar disa komplikacioneve në zemër për shkak të temperaturave shumë të ulëta ku më pas ka gjetur vdekjen.
Ndërkohë mbi urë është gjetur biçikleta dhe rrobat e tij.
Policia me FNSH po kërkojnë pasi ka sinjalizime që trupi ka dalë në një prej ishujve të vegjël ku bashkohet Buna me Drinin.