Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka vizituar mbrëm kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, në shtëpinë e tij.
Këtë e ka konfirmuar për klankosova.tv, zëdhënësi i LDK-së Besian Mustafa.
Mund të konfirmoj që, me kërkesë të Presidentit Thaçi, kryetari Mustafa e ka takuar në shtëpi, ku është njoftuar nga Presidenti rreth vizitës së sotme të dy zyrtarëve nga SHBA dhe kërkesave të tyre drejtuar koalicionit qeverisës”.