Limaj: SHBA-ja kërkon pezullim të taksës, e përkushtuar për arritje të shpejtë të marrëveshjes me Serbinë

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, që njëherësh është edhe bashkëkryesues i Ekipit Shtetëror për Bisedime me Serbinë, ka njoftuar se sot në zyrën e presidentit, kanë takuar përfaqësuesit e lartë të Këshillit Kombëtar të Sigurisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, John Erath dhe Brad Berkley,

Limaj thotë t’i ketë njoftuar dy zyrtarët e lartë të Shtëpisë së Bardhë për punën e deritanishme të Delegacionit Shtetëror, për parapërgatitjet që po i bën për dialogun e mundshëm me Serbinë.

“Njoftova për përgatitjen e platformës për bisedime e cila, pas miratimit nga ana e institucioneve, është proceduar në Kuvend dhe shpresoj që Kuvendi i Kosovës të diskutojë dhe votojë këtë platformë e cila do ta paraqesë qëndrimin zyrtar të Kosovës në dialogun e ardhshëm me Serbinë. Gjithashtu shpreha shqetësimin tonë për sjelljen e shtetit serb në raport me Kosovën, ndërhyrjen që çdo ditë Serbia i bën në Kosovë dhe ndaj qytetarëve të Kosovës, pengesat që i bën Kosovës dhe qytetarëve të saj. Përmendëm arsyet që na kanë detyruar ta marrim vendimin për taksën”, ka thënë Limaj në një postim në Facebook, raporton Koha.net.

Përfaqësuesit e lartë të Këshillit Kombëtar të Sigurisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, John Erath dhe Brad Berkley, thotë Limaj, edhe njëherë paraqitën qëndrimin e njohur amerikan për pezullimin e taksës për t’i dhënë mundësi dialogut dhe përkushtimin e SHBA-së për të parë sa më shpejt një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë e cila do ta mbyllte njëherë e përgjithmonë konfliktin mes dy vendeve.

“Shfrytëzova rastin për të thënë se vendimi për taksën ka qenë vendim shtetëror dhe tashmë është e qartë se ka këndvështrime të ndryshme rreth kësaj teme. I sigurova që po punojmë fuqishëm që institucionet e Kosovës rreth kësaj çështjeje të kenë një qëndrim unik i cili do të mundësonte edhe fillimin e dialogut, duke marrë parasysh këshillat e miqve tanë amerikanë”, ka theksuar Limaj.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme