Trumpi nuk do të pranojë rrogën e presidentit

E shtune, 12 Nentor 2016  –  Sakte.net  /

Donald Trump ka thënë se nuk do të pranojë rrugën për punën si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Pas zgjedhjes së tij si president, janë shtuar zërat se çfarë do të ndodhë me të ardhurat e Trumpit, raporton CBS News.

Në vitin 2015, në një tubim në Rochester të New Hampshire, Trump kishte thënë se nuk do të pranonte rrogën e presidentit.

“Gjëja e parë që do të bëjë nëse do të zgjedhem president është se nuk do të pranoj rrogën, në rregull? Kjo nuk është puna e madhe për mua”, kishte thënë Trump, transmeton Koha.net.

Trump ka përsëritur të njëjtin qëndrim edhe në Twitter kur një përdorues e pyeti nëse do të pranonte tani rrogën e presidentit.

“Për aq sa jam i shqetësuar, nuk do të pranoj asnjë dollar. Nuk do të marrë rrogën nëse bëhem president”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme