Ndahet nga jeta akademiku dhe historiani i njohur Arben Puto

E shtune, 12 Nentor 2016  –  Sakte.net  /

Një nga studiuesit më të njohur të historisë së Shqipërisë, akademiku Arben Puto është ndarës sot nga jeta në moshën 92 vjeçare.

Prej shumë vitesh, Puto ishte edhe pedagog i lëndës së të Drejtës Ndërkombëtare në Universitetin e Tiranës, dega Juridik.

Komiteti Shqiptar i Helsinkit, ka shprehur hidhërim për largimin nga jeta të akademikut Arben Puto.

Profesor Arben Puto e drejtoi Komitetin Shqiptar të Helsinkit për 10 vjet dhe është angazhuar gjithashtu në mënyrë aktive si anëtar i Asamblesë së KShH-së për 26 vite. Kontributi i tij në fushën e mbrojtjes dhe lirive të shtetasve është i veçantë. Ai u kujdes dhe dha kontribut të veçantë në edukimin e brezit të ri, aktivistëve të KShH-së.

Në krye të këtij Komiteti ai kontribuoi gjithashtu në rritjen e jehonës dhe krijimin e një reputacioni shumë të mirë të organizatës brenda dhe jashtë vendit.

Anëtarët e Asamblesë së KShH-së dhe aktivistët e shumtë të organizatës do ta kujtojnë me mirënjohje të thellë për meritat e çmuara në drejtim të njohjes dhe forcimit të rolit të shoqërisë civile, konsolidimit të mëtejshëm të demokracisë dhe shtetit të së drejtës.

Kush ishte Arben Puto

Ai lindi në Gjirokastër në vitin 1924 është jurist, politolog dhe historian.

Mësimet parauniversitare i kreu në Liceun francez të Korçës (1935-1939), në Liceun francez dhe Liceun klasik në Romë.

Mori pjesë në LANÇ, fillimisht në Gjirokastër pastaj në Tiranë.

Arsimin e ndërprerë e përfundoi pas çlirimit në gjimnazin e “Tiranës” sot gjimnazi “Qemal Stafa” më 1946.

Studimet e larta i kreu në Moskë në Fakultetin e Drejtësisë dhe i përfundoi më 1951 në degën e së Drejtës Ndërkombëtare Publike.

Me hapjen e UT-së më 1957 punoi si pedagog deri më 1990. Ka bërë shpjegimin e disa termave të shkencës e të teknikës për hartuesit e Fjalorit të gjuhës shqipe të botuar në Tiranë më 1980.

Ishte autor i një serë veprash mbi marrëdhëniet ndërkombëtare të Shqipërisë, si dhe i historisë së vendit kryesisht në periudhën nga Pavarësia deri në Luftën e Dytë Botërore.

Sponsored by Revcontent

Lexoni dhe:

27 Extremely Weird Humans On Earth. #8 is Shocking!
Mënyrë E Lehtë Dhe E Lirë Për Të Hequr Variçet Për 1 Javë!
Këshillë E Thjeshtë Dhe Lirë Se Si Të Hiqni Variçet Nga Shtëpia!
Generate A High-Quality User Experience with Revcontent
Join Revcontent To Increase User Engagement and Reach
Google AMP Builds a Better User Experience on Mobile
Patch.com Chooses Revcontent for Superior Ad Quality and User Experience
Revcontent Talks The Importance of User Experience
Build a Seamless User Experience in the Mobile World
Recommendations Must Be Thoughtful, Not Random
Google AMP Drives High-Quality User Experience Across the Web
How to Create a Successful Native Advertising Campaign
  • trump-hawking-780x439

    Stephen Hawking tregon të vërtetën për Donald Trumpin

    Stephen Hawking, i cili konsiderohet si një nga njerëzit më inteligjentë të p…

  • snowden

    Eduard Snowden: mos keni frikë nga Trump!

    Ish-këshilltari i Agjencisë Kombëtare amerikane të Sigurimit NSA, Edward Snow…

  • moti-sot-e-neser-780x439

    Moti sot dhe nesër

    Gjatë ditëve të vikendit, vendi ynë do të karakterizohet nga masat relativish…

  • zgjedhje-te-parakohshme-780x439

    Për zgjedhje të parakohshme edhe BE-ja

    Deklaratën e shefes së Zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë, Natalya Apos…

  • astrit-proteste-780x439

    Protestë në Gjenevë dhe Prizren për Astritin

    Sot protestohet para ndërtesës së OKB-së në Gjenevë dhe në Prizren me moton “…

  • shukri-buja-780x439

    Shukri Buja: LDK-ja po pret dobësimin e PDK-së

    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Shukri Buja, është shprehur …

  • astrit-dehari-1109_1478686238-7633859

    “Këta janë dy personat që e morën në qafë Astrit Deharin!”

    Avokati Tomë Gashi ka theksuar se pushteti po bën presion ndaj organeve hetue…

  • 15049893-10157640642710063-1647989164-n_1478807032-1322295

    Tomë Gashi: Ja kush i nxori pamjet e burgut të Prizrenit, ditën kur vdiq Astrit Dehari!

    Avokati i Familjes Dehari, Tomë Gashi në emisionin “Interaktiv” të KTV-së ka …

  • foto-takimi_8655-848x478

    Përfundon takimi me Hahnin, liderët politikë folën për zgjedhjet, demarkacionin dhe reformat

    Ka përfunduar takimi ndërmjet liderëve politik dhe komisionerit Johannes Hahn…

  • krasniqi-1-848x478

    Krasniqi: S’ka ndryshuar asgjë nga takimi me Isën dhe Veselin. Jemi kundër Demarkacionit!

    Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nisma për Kosovën, Jakup Krasniqi, tha se nu…

  • moti_1472882753-9161023-780x439

    Parashikimi i motit për vikend!

    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës parashikon që gjatë dy ditëve të ardhs…

  • lajm-730x440-650x358

    Policia tashmë ka raportin preliminar të autopsisë që konstaton vetëvrasjen e Astrit Deharit?!

    Policia e Kosovës e ka intervistuar sot gjyqtarin e procedurës paraprake Vehb…

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme