Hoti kërkon zgjedhje të lira, thotë se krerët e shtetit po e shkelin Kushtetutën

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se tre krerët më të lart institucionalë, janë duke bërë shkelje të Kushtetutës.

Hoti ka thënë se sovraniteti dhe kufiri i Kosovës mbrohen me vendime kushtetuese, përcjell lajmi.net.

Tutje, ai bërë thirrje për të dalë nga kjo situatë përmes zgjedhjeve të lira.

Postimi i plotë:

Sovraniteti dhe kufiri i Kosovës mbrohen me vendime kushtetuese.

Kryeministri, kur e ka deleguar dialogun me Serbinë tek Presidenti, e ka shkelur Kushtetutën duke mos ushtruar detyrimet e tij kushtetuese.

Presidenti po e shkel çdo ditë kushtetutën duke u angazhuar, brenda dhe jashtë Kosovës, për korrigjim të kufijve.

Kryeparlamentari është vetëm spektator, bënë fushatë në terren me fjalë të ashpra pa asnjë seriozitet institucional, ndërkaq e quan veten shef të koalicionit PAN.

Për t’i mbuluar dështimet dhe angazhimet e tyre jo kushtetuese, Presidenti, Kryeministri e Kryeparlamentari kanë ashpërsuar akuzat ndaj njëri tjetrit. Në një fushatë të ashpër, ata po i shtyjnë para agjendat e tyre klanore e partiake, duke e dëmtuar shtetin e Kosovës.

Për të dalë nga kjo situatë, sa më parë duhet tu japim mundësi qytetarëve të shtetit sovran të Republikës së Kosovës në kufijtë e 17 shkurtit 2008, të thonë fjalën e tyre në zgjedhje të lira

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme