Ministri i Jashtëm i Maltës, Karmelo Abela është duke qëndruar për vizitë zyrtare në Kosovë.
Ai në konferencë të përbashkët për media me homologun kosovar, Behgjet Pacolli, ka thënë se ka vende brenda Bashkimit Evropian që po refuzojnë heqjen e regjimit të vizave për Kosovën për arsye politike, raporton EO.
Ablea poashtu ka thënë se do ta përkrahin Kosovën për anëtarësim nëpër organizata ndërkombëtare, si Interpol dhe UNESCO, por edhe të tjera.
Ministri maltez ka theksuar se në Kosovë duhet të hapen më shumë shkolla të gjuhës angleze dhe se biznesmenët maltez do të investojnë këtu.