Veteranët: Pavarësia e Kosovës ka ndodhur më 5, 6 dhe 7 mars

Në nderim të 21 vjetorit të “Epopesë së UÇK-së”, pranë varrit të komandantit Adem Jashari dhe familjes Jashari kanë bërë homazhe edhe veteranët e UÇK-së.

Hysni Gucati, kryetar i Organizatës së Veteranëve të UÇK-së, ka thënë se çdo fitore e shqiptarëve e ka nisjen nga Prekazi.

“Ju e dini që 5, 6 dhe 7 marsi janë një ditë e madhe për popullin mbarë shqiptar jo vetëm për Kosovën. Ne sot e festojmë këtë ditë me të gjithë qytetarët e Kosovës duke e ditur punën dhe sakrificën e komandantit legjendar, komplet me familje dhe lagjja Jashari që kanë bërë për vendin tonë. Në këtë luftë nuk kanë fituar vetëm Kosova, por ka fituar mbarë populli, edhe trojet përreth. Çdo gjë e ka themelin nga Prekazi”, tha ai.

Pranë varreve të Jasharajve homazhe ka bërë edhe kryetari i Unionit të Shqiptarëve në Kroaci dhe kryetar i Shoqatës shqiptare të luftëtarëve në luftën atdhetare për Kroaci, Esad Çollaku, i cili ka thënë se pavarësia e Kosovës ka ndodhur me 5, 6 dhe 7 mars.

Ai ka pasur një mesazh për institucionet e Kosovës që datat 5, 6 dhe 7 mars të jenë festa, që sipas tij të gjithë të kenë mundësinë të vijnë në Prekaz.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme