Të tjera detaje kanë dalë në dritë në lidhje me arrestimin në pikën kufitare të Kakavijës, të një personi të kërkuar nga Interpoli për vrasje.
Fjala është për një killer profesionist, emri i të cilit është Maryan Yatsula. 28 vjeçari i lindur në Ukrainës u paraqit mëngjesin e datës 3 mars me dokumente udhëtimi të vjedhura. Killeri është paraqitur me një pasaportë greke me emrin Dimitrios Kantzelis. Pas verifikimit ka rezultuar se pasaporta ishte e vjedhur. 28 vjeçari ka kundërshtuar policinë dhe më pas ka tentuar të arratiset por është prangosur nga efektivët.
Më futjen e shenjave të gishtërinjve në sistem, ka dalë në pah identiteti i tij i vërtetë. Personi në fjalë dyshohet për vrasjen e një shqiptari në Greqi vitin e kaluar.