Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka deklaruar se Ligji për dialogun dhe Platforma për dialog , të cilat do të diskutohen nesër në Kuvendin e Kosovës, janë dokumente absurde dhe pa bazë kushtetuese.
Hoti tutje ka thënë se duhet ta kenë të qartë të gjithë se Ligj dhe Platoforme për dialog është vetëm Kushtetuta.
Ndryshe Kryesia e Kuvendit vendosi sot që seanca e jashtëzakonshme ku do të diskutohet Ligji dhe Platforma për dialogun të mbahet nesër.
Seanca e jashtëzakonshme vie me kërkesë të kryeministrit, Ramush Haradinaj dhe pritet të fillojë në orën 09:00.
I pari i Kuvendit, Kadri Veseli deklaroi gjithashtu se pas kësaj seance, me fillim nga ora 10:00 pritet të zhvillohet seancë e rregullt.
Postimi i plotë i Hotit:
Ligji per dialogun dhe platforma per dialog, qe do te diskutohen neser ne Kuvend, jane dokumente absurde pa baze kushtetuese.
Ta kene te qarte te gjithe se ligj dhe platforme per dialog eshte vetem KUSHTETUTA.