Ministria e Integrimit Evropian porositë lule në vlerë 7 mijë euro

Ministria e Integrimit Evropian ka porositur rreth 585 lloje të luleve të ndryshme, të cilat do t’i kushtojnë kësaj ministrie hiç më pak se 7.000 euro.
Kështu të paktën parashihet në tenderin e hapur nga kjo ministri, të publikuar në faqen zyrtare të Prokurimit Publik.

Po ashtu data për dorëzimin e kërkesave për pjesëmarrje është deri më 8 mars të këtij viti, shkruan lajmi.net.

Nuk dihet sigurt nëse këto lule janë porositur vetëm për 8 mars apo për nevoja të përgjithshme, pasi në kontratë nuk është specifikuar saktë.

Në përshkrimin e kontratës thuhet se do të bëhet furnizimi me lule të ndryshme për nevojat e KM-së dhe MIE-së.

Lulet që janë porositur nga kjo ministria janë: Trendafila, rizantela, zambak, karanfila, sasia 400, buqeta me lule (15-20 lule të ndryshme), sasia 100, buqeta lulesh të ndryshme ( 15-30 lule), sasia 50, kurora lulesh (60cm-80cm), sasia 10, druri i jetës (100 cm -130 cm), sasia 5, si dhe dracenia, bonzai, fikus me vazo (130 cm), sasia 20.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme