Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) organizon tryezën me temën “Si e sheh Delegacioni Shtetëror të ardhmen e dialogut Kosovë – Serbi?”.
Në tryezë marrin pjesë bashkëkryesuesit e Delegacionit Shtetëror për dialogun Kosovë-Serbi, Fatmir Limaj e Shpend Ahmeti, me përfaqësuesit e shoqërisë civile, medias dhe korit diplomatik.
Hapjen e kësaj konference do ta bëjë Ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Jean-Hubert Lebet.