Deputeti i AAK-së Daut Haradinaj tha sot në seancë se për herë të parë e kanë një platformë dhe një ligj që iu jep kompetenca delegacionit për bisedime.
Sipas tij nëse Serbia qet kushte për dialogun atëherë duhet edhe Kosova t’i ketë kushtet e veta.
“Po bëhet një presion shumë i madh për taksën, ndërsa Kosova nuk e qiti kusht dosjen e të zhdukurve. Kosova nuk qiti kusht kush e bëri krimin në rastin ‘Panda’ në Pejë. Si rezultat i krejt kësaj ne e kemi platformën ku i kemi detyrat e delegacionit. Edhe delegacioni i Kosovës duhet të fillojë ta ngrit zërin ndaj Serbisë, nëse ata na qesin kushte duhet edhe ne”, tha Haradinaj, transmeton kp.
Ndryshe seanca për platformën për dialogun po zhvillohet pa praninë e partive opozitare LDK-së dhe Vetëvendosjes.