Haradinaj me qeveri të “burrave”, flet për avancimin e të drejtave të grave!

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka uruar ditën e 8 marsit. Me këtë rast Haradinaj ka thënë se pozita e grave në Kosovë ka përmirësime, mirëpo duhet të punohet më shumë që ato të avancohen.

Kreu i Qeverisë tha se me anë të kësaj dite të veçantë duhet të jetë fokus që gratë në Kosovë të emancipohen në të gjitha etnitë. Ai gjithashtu bëri të ditur se 40 për qind e grave janë të punësuara në sektorin publik, mirëpo pavarësisht kësaj siç thotë ai, ka shumë punë për të avancuar rolin e grave në Kosovë.

Por, Qeveria e Haradinajt në kabinetin e vet ka vetëm dy ministre gra, atë të Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha dhe tash së fundmi ka emëruar ministren e bujqësisë, Dijana Ziviqi, pas shkarkimit të Nenad Rikallos, njofton KosovaPost.

Gjatë qeverisjes së tij nuk është shënuar ndonjë përparim në emërimin e grave në pozita vendimmarrëse. Sipas raporteve të publikuara nga organizata vendore e ndërkombëtare, mbi 90% e pozitave vendimmarrëse udhëhiqen nga burrat.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme