Kaltrina Dakaj-Haxhijaj, 27 vjeçe, nga Vrella e Istogut, nënë e dy fëmijëve, ka nevojë për ndihmën tuaj.
Ajo para disa muajve u diagnostikua me sëmundjen e Leukemisë Akute, si dhe po trajtohet në një spital në Turqi.
Por familja e saj nuk po ka mjete të bollshme financiare për t’ia mbuluar shërimin.
Ata po kërkojnë ndihmë për ta shëruar Kaltrinën, nënën e dy fëmijëve njërit njëvjeç e tjetrit tre.
Më poshtë gjeni njoftimin dhe të dhënat rreth këtij rasti:
Jam Kaltrina Dakaj – Haxhijaj, jam 27 vjeçare, nënë e dy fëmijëve të vegjël, 1 dhe 3 vjeçar.
Që disa muaj po trajtohem në spitalin Medical Park në Stamboll, ngase jam diagnostifikuar me sëmundjen e Leukemisë Acute.
Fazën e parë e kam kaluar me sukses, falë mbështetjes financiare të Ministrisë së Shëndetësisë, familjes dhe të afërmve.
Tashmë jam në fazën e transplantit të palcës kurrizore, e cila kushton 65.000 Euro, shpenzime këto të papërballueshme për familjen. Andaj, kërkoj ndihmën e të gjithë juve.
Diçka e vogël nga ju, shpresë e madhe për mua për t’iu kthyer fëmijëve të mijë.
SMS në Vala me numër:55344 me tekst Kaltrina
Numri i xhirollogarisë: Raiffeisen Bank1506021001434277Labinot Dakaj, vëllai i Kaltrinës
Swift Code: RBKOXKPRXXX
Iban nr: XK05 1506021001434277