Kryeministri jep lajmin: Trepça regjistrohet si shoqëri aksionare

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka njoftuar se Gjiganti Trepça, pas votimit në Kuvend të Statutit të saj, është regjistruar si kompani në bazë të ligjeve të Kosovës.


Haradinaj këtë, e ka quajtur lajm të madh ndërsa shton se Trepça do të rikthehet me shkëlqimin e dikurshëm dhe do të jetë krah i fuqishëm i ekonomisë së vendit.

‘Më në fund lajmi i madh. Gjiganti Trepça, pas votimit në Kuvend të Statutit të saj, është regjistruar si kompani në bazë të ligjeve të Kosovës. Trepça do të rikthehet me shkëlqimin e dikurshëm dhe do të jetë krah i fuqishëm i ekonomisë sonë.

Urime e me fat,’ ka shkruar Haradinaj.

Kujtojmë se, Kuvendi  pas një seance më 3 shkurt të këtij vitit ka miratuar statutin e Minierës së Trepçës.

Dokumenti, parashikon regjistrimin e saj si një ndërmarrje te re në përputhje me ligjin e miratuar në vitin 2016, sipas të cilit, Qeveria e Kosovës bëhet pronare me 80% të kapitalit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme