Dodik: Çështja e Kosovës nuk mund ta ndahet nga çështja e Republikës Serbe e BeH-së

Lideri i serbëve të Bosnjë-Hercegovinës Milorad Dodik ka deklaruar sot se çështja e Kosovës kurrsesi nuk mund të ndahet nga çështja e Republikës Serbe dhe BeH-së.

Ai e ka quajtur Platformën e Kosovës për bisedime “listë dëshirash të njërës palë” dhe ka shtuar se në Republikën Serbe e përcjellin me kujdes se çfarë mdodh në marrëdhëniet e Prishtinës e Beogradit, por edhe të Prishrtinës e Tiranës, sepse, sipas tij, Kosova është çështje gjithëserbe, e jo vetëm e Beogradit zyrtar.

“Duhet të shohim se si bashkësia ndërkombëtare do të sillet rreth kësaj çështjeje, e cila kurrsesi nuk mund të ndahet nga çështja e Republikës Serbe dhe BeH-së. Pse Kosova të jetë rast ‘sui generis’, si ka dëshirë të thotë bashkësia ndërkombëtare? Për çka rast në vete”, ka tëhën Dodik për agjencinë Srna.

Sipas Dodikut, me platformën Prishtina “i ka vënë pikë dialogut”, ndërsa ka shtuar se zgjidhje s’mund të ketë pa Serbinë me interesat e saj historike, nacionale, politike e të tjera.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme