Pas presionit amerikan për taksën, Haradinaj përmes një bluze tenton ta paraqes veten si pro amerikan

Pas presionit të shtuar të Amerikës ndaj kryeministrit të Kosovës për pezullimin e taksës ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjë Hercegovinës, Haradinaj përmes një  simbolike është munduar të tregojë sa shumë e don Amerikën.


Haradinajt është ngjitur sot në bjeshkët e Belegut, pas një takimi goxha të vështirë që kishte me nënsekretarin amerikan për politikë, David Hale. Gjatë mgjitjes në bjeshkë kishte veshur një bluzë e cila ka të stampuara dy flamuj, atë të SHBA-ve dhe të Kosovës

Në fotografitë e postuara në Facebook nga ngjitja e Haradinajt në bjeshkët e Belegut, shihet bluza e kryeministrit e cila ka të stampuara dy flamuj, atë të SHBA-ve dhe të Kosovës.

Në sfondin kryesor të asaj se çka Haradinaj kishte veshur sot në bjeshkë është edhe harta e Kosovës, në të cilën është i shkruar një mesazh.

“In this family no one fight alone”, shkruan në bluzën e Haradinajt, e që në shqip do të thotë “në këtë familje askush nuk lufton vetëm”.

Duket se Haradinaj po provon ta dëshmojë vetën si pro amerikan pas shumë kritikave dhe paralajmrimeve që ka marrë nga zyrtarë amerikanë për prishjen e raportëve me SHBA’të, pasi nuk po e pezullon taksën për t’i hapur rrugë dialogut me Serbinë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme